Shenjat e çrregullimit DPD të personalitetit
Çrregullimi i personalitetit vartës (DPD) është një çrregullim që karakterizohet nga një paaftësi për të qenë vetëm. Njerëzit me DPD zhvillojnë simptoma të ankthit kur nuk janë pranë të tjerëve. Ata mbështeten tek njerëzit e tjerë për rehati, siguri, këshilla dhe mbështetje. Dallimi është se njerëzit me DPD kanë nevojë për siguri nga të tjerët për të funksionuar.
Shkaqet dhe simptomat e DPD
Një gjendje duhet të përfshihet në një nga grupet e mëposhtme për t’u klasifikuar si çrregullim personaliteti:
A: sjellje të çuditshme
B: sjellje emocionale dhe jo të rregullta
C: sjellje të shqetësuara, nervoze
DPD i përket grupit C. Shenjat e këtij çrregullimi përfshijnë:
-nevojë për t’u mbështetur te miqtë ose familja për vendimmarrje
-nevojë për siguri
-lëndim nga mosmiratimi
-ndjesi izolimi dhe nervozizmi kur janë vetëm
-frikë nga refuzimet
-ndjeshmëri e madhe ndaj kritikave
-tendencë për të qenë naiv/e
-frikë nga braktisja
Njerëzit me DPD të kërkojnë siguri të vazhdueshme. Ata tëndihen të shkatërruar kur ndërpriten marrëdhëniet dhe miqësitë.
Kur është vetëm, një person me DPD mund të përjetojë:
-nervozizëm
-ankth
-sulme paniku
-frikë
-mungesë shprese
Mbetet e panjohur se çfarë i bën njerëzit të zhvillojnë DPD. Sidoqoftë, ekspertët përmendin si faktorët biologjikë ashtu edhe faktorët e zhvillimit.
Cilët janë faktorët e rrezikut?
Disa faktorë rreziku që mund të kontribuojnë në zhvillimin e këtij çrregullimi përfshijnë:
-histori neglizhence
-edukim abuziv
-të qenit në marrëdhënie të gjatë abuzive
-të pasurit prindër të rreptë
-histori familjare të çrregullimeve të ankthit
Si diagnostikohet DPD?
Një psikiatër ose psikolog zakonisht diagnostikon DPD. Ata marrin parasysh simptomat, historinë dhe gjendjen mendore gjatë diagnozës. Diagnostikimi fillon me një histori të hollësishme të simptomave.