Shenjat që tregojnë se mund të keni kiste në vezore
Kistet në vezore shpesh herë i paralelizojmë me aknet e fytyrës, por në sistemin riprodhues. Në shumë raste, vajzat dhe gratë as nuk e dinë që vuajnë prej tyre derisa problemi bëhet madhor. Ja disa nga shenjat që mund të tregojnë se keni kiste në vezore:
1-Dhimbje të padurueshme barku
Simptoma më e shpeshtë është ajo e dhimbjes së barkut. Mund ta ndjeni më shumë në anën e majtë ose të djathtë, aty ku janë të vendosura vezoret. Gjatë kohës që stërviteni dhimbja është më e ndjeshme, ose edhe kur bëni seks. Do të ndjeni një dhimbje konstante po në të njëjtin vend edhe nëse periodat tuaja kanë kaluar.
2-Ndiheni super e fryrë gjithë kohës
Kjo lidhet edhe me madhësinë e kistit. Shumica e grave vuajnë nga kiste të madhësisë 10 centimetra, por disa mund të rriten edhe më, deri në masën e një shalqini. Kështu që nëse ndjeni fryrje vetëm në zonën e stomakut tuaj dhe aty rrotull, bëni një kontroll tek mjeku.
3-S’keni dëshirë për aktivitet fizik pasi keni dhimbje
Seksi kurrë s’duhet të dhëmbë, kështu që diçka s’po shkon siç duhet. Nëse ndjeni dhimbje në njërën anë gjatë kohës së penetrimin, konsideroni mendimin se mund të keni kist në vezoren tuaj.
4-Duket sikur doni të urinoni gjatë gjithë kohës
Ju duket sikur situata është urgjente dhe duhet të liroheni patjetër, por e keni të vështirë. Ndoshta është kisti që bllokon dhe krijon probleme në fshikzën urinare.
5-Keni dhimbje të përhershme mesi ose këmbe
Kistet e vezoreve kur rriten shumë mund të shkaktojnë dhimbje mesi ose këmbësh.
6-Hemoragji edhe nëse nuk jeni në ditët e ciklit
Kur kisti i vezores zhvillohet, ato ndikojnë gjithashtu tek hormonet tuaja.Gratë me vezore polikistike, që do të thotë se vezorja e tyre prodhon me qindra kiste në mënyrë kronike, kanë hemoragji të papritur, pavarësisht menstruacioneve.