Shkrimtarja Isabel Allende boton romanin e saj të ri në qershor
Isabel Allende do të botojë romanin e saj të ri, ‘Más allá del invierno’, në qershor, në Spanjë dhe në Amerikën Latine, kohë që përputhet me Panairin e librit të Madridit.
Bëhet fjalë për një histori dashurie mes Brooklyn dhe Amerikës së Jugut, mes një studiuesi të të drejtave të njeriut dhe një emigranteje nga Guatemala.
Me një shitje që kalon 65 milionë kopjet, Allende është sot një nga shkrimtaret më popullore në botë. Sukseset e saj letrare përfshijnë, “Shtëpia e shpirtrave”, “Eva Luna” , mes shumë të tjerave.