Shteti i së drejtës dështoi
Nga Dritan Kaba –
KIM DHE SORECA FLASIN PER NJE UNIVERS PARALEL KU EKZISTON “MREKULLIA” E REFORMES NE DREJTESI.
Sot thuajse te gjitha mediat ndejten ne heshtje te plote mbi masat e sigurise dhene me arrest me burg ne Gjykaten e Shkalles se Pare nga gjykatesja Adriana Bera, ndaj protestuesve pro jetes, kunder dhunes policore. Sot mediat u bene me dashje apo pa dashje bashkepunetore me shtetin bandit te Rilindjes.
Sot ne vend te ishin ne sallen e gjyqit dhe te faktonin qe masat e dhena jane plotesisht te padrejta, pa fakte me deshmi policesh qe gjendeshin njekohesisht ne disa vende te Tiranes gjate deshmive te tyre, zgjodhen te heshtin.
Sot nuk ka “kuriozitet” protestues, sot ka heshtje per krimin qe konsumohet ne sallat e gjykates, ku qytetaret shpresojne e meritojne drejtesine.
Sot naten e Krishtlindjeve prokurori Petrit Hysi rikerkoi masen arrest me burg per protestuesit, pavaresisht sa nga e njeta gjykate i ishte lene nje afat 10 ditor qe prokurori te sillte fakte per te ndaluarit. Sot pa asnje fakt, pa asnje te dhene shtese, disa nga protestuesit u lane me masen arrest me burg pa afat.
Mediat heshten!
Gjykata sot u be notere e korruptuar e masave te kerkuara nga prokurori militant i Rilindjes.
Sot Drejtesia shenoi nje deshtim te madh.
Kriminelet lirohen, protestuesit mbeten ne burg.
Pasthirrmat e Yuri Kim dhe Soreca per suksese ne reformen ne drejtesi, jane si ulerimat e te semureve mendore ne pavionet e psiqiatrise ku shpallin veten kryeministra, mbreter apo predikojne lumturine ne “mbreterine” apo republiken qe sundojne!
Nuk ka asnje dallim mes tyre ne deklarime, jane njesoj te çartura. Por te semuret jane te pafajshem se e thone pavetedije, ndersa ambasadoret jane bashkepunetore me vetedije ne çdo vendim antiligjor dhe kriminal qe merret nga sallat e gjykatave ndaj shqiptareve.
Eshte detyre e shqiptareve te lire dhe me dinjitet t’i refuzojne keto dalldisje ambasadoresh, qe jetojne ne nje univers tjeter paralel me ate qe jetojne realisht shqiptaret.
Ndaj e kam rithene e nuk do lodhem ta them: Beteja e 25 prillit eshte beteje Morali dhe Dinjiteti dhe jo per nivelin e taksave apo per programe.
Ne 25 prill shqiptaret duhet te zgjedhin mes qytetarise dhe arrrogances. Mes lirise dhe nenshtrimit si skllever moderne. Mes demokracise dhe autokracise kriminale. Mes lirise ekonomike dhe nenshtrimit ndaj oligarkeve. Mes konkurrences se ndershme dhe tenderave te drejtperdrejte, atyre “sekrete” apo te paravaktuar. Mes te ardhmes se familjes se tyre apo shpopullimit te Shqiperise.
Ne 25 prill nuk eshte çeshtje zgjedhjesh kush drejton me mire, por nje beteje per lirine e individit, per te ardhmen e Shqiperise, per Familjen shqiptare, per besimin ne Zot.