FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Si paguan politikanët shqiptarë për të parë filma pornografikë, s’e dinin që do u vinte fatura”

Emri dhe figura e Pjetër Arbnorit u nderua dje me një bust, por historiani Kastriot Dervishi e përmend atë edhe për një shprehje: “Socialistët janë specialistë dhe jo socialistë”.
E vërteta sipas Dervishit lidhet me një ndodhi në Bon të Gjermanisë në vitin 1992.

“Prej vitesh qarkullon një shprehje e vjetër e Pjetër Arbnorit se të majtët nuk ishin socialistë, por specialistë. E vërteta lidhet me një ndodhi në Bon me ish kryeqytetin e Gjermanisë në vitin 1992.

Një grup deputetësh të Kuvendit Popullor me në krye kryetarin Pjetër Arbnori ishin për vizitë në Bon. Pas disa ditësh qëndrim në hotel, erdhi radha e pagesës së hotelit. Në pagesë përfshihej edhe pagesa e televizorit të dhomës, gjë të cilën deputetët nuk e dinin. Gjatë kohës së qëndrimit në hotel deputetët, të uritur për të parë programe pornografike, kishin rritur orët e pagesës televizive.

Në çastin kur duhej bërë pagesa te sporteli i hotelit, Pjetër Arbnori mëson çfarë kishin bërë deputetët dhe lëshon batutën se këta ishin specialistë, duke i ftuar të kryenin pagesat sipas kërkesave të gjermanëve. Kjo batutë pastaj është zgjatur e interpretuar në vite për gjëra të ndryshme”,- shprehet Dervishi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?