Stilisti shqiptar i Jenifer Aniston

Noli Salihu është një shqiptar që prej disa vitesh ka arritur suksesin me sallonin e tij në modelimin e flokëve në SHBA. Ai rrëfen  nisjen e karrierës së tij në Maqedoni, Kosovë dhe më pas në Amerikë, ku ka pasur rastin të punojë me disa emra të njohu të kinemasë dhe televizionit amerikan.

Intervistoi: Mimoza Dajçi

Salihu në shfaqen “Karamel” që u shfaq pak kohë më parë në Manhattan pata rast të takohem edhe me ju. A mund të flasim diçka mbi artin e stilimit, si lindi tek ju kjo dëshirë, për tu marrë me këtë profesion?

Krejt rastësisht isha shumë i ri, në moshën 15 – 16 vjec. Nana ime e Ndjera Ajna më tha, mbas shkollës duhet të shkosh të mësosh ndonjë zanat, si të qethësh flokët, në atë kohë ishin vitet e 80-të kur unë fillova të merrem me këtë profesion dhe aty përnjëherë lindi dashurija shumë e madhe për të mësuar se si të bëhem Stilist për Flokëri. Në atë kohë Shefi im më tha dy gjëra në fillim të karrierës sime ku edhe ai mi dha hapat e parë që ta dashurosh këtë që e bën dhe të kesh personalitet tej mase për të pasur sukses në të ardhmen tënde.

 Cila është shkolla që ju dha mësimet e para në këtë fushë?

Shkolla ku unë kam mësuar zanatin tim ishte në atë kohë një ndër shkollat më të mira në rajon është quajtur ( Aerodrom- Shkup).

Kur filluat të ecnit me këmbët e fantazinë tuaj në këtë lloj linje dhe a e shikoni si përgjegjësi ndaj vetes?

Pas përfundimit të shkollës u shpërngulem në  Kosovë ku aty Hapa Sallonin tim “Noli’s Hair” Salon në Qytezën Lipjan, aty mund të them që ecja në hapat e fantazisë duke e parë që korra një sukses shumë të madh në Qytezën ku edhe jetoja. Normalisht nëse dëshiron që të kesh sukses ndjen edhe përgjegjësi ndaj vetes ku gjithmonë duhet të jesh në trend me kohën dhe me stilet e reja që t’ja afrosh klinetëve të tu të besueshëm. Edhe tek një gjë dua të ndalem, kur kisha një sukses shumë të madh në atë kohë sapo filloj karriera ime, ku në Budapest të Hungarisë u mbajt një konkurs gare për Flokë – Hair Show, ku unë u shpërbleva me vendin e 3-të ku në atë kohë nuk munda ta besoja që arrita të korrri sukses me një garë shumë të madhe dhe të rëndësishme.

 Po fëmijët tuaj a e pëlqejnë dhe a janë të talentuar sikurse edhe ju  në stilimin dhe prerjen e flokëve?

Mund të them se e pëlqejnë përderisa janë të çertifikuar të gjithë si Hair Stylist që kanë përfundur shkollën “Brio Academy” – në Hartford të Connecticut. Gjithashtu në Sallonin tonë punojnë vajzat e mija binjake Alma dhe Nora, ku kanë tash me 5 vite experiencë në Floktari dhe djali Urimi gjithashtu 4 vite eksperiencë, ku në të ardhmen presim që të na bashkangjitet edhe vajza vogël Tina.

Sa dhe kur e ndjeni veten të kënaqur në punën tuaj krijuese?

Çdo herë që e punoj një stil të flokëve dhe e shof që pëlqehet nga klienti-ja, atëherë unë ndihem shumë i kënaqur, se kam arritur që puna ime të bën një shpirt tjetër të ndihesh rehat me atë që unë kam krijuar.

Përveç klienteles shqiptare, ju keni edhe të huaj, nëse më lejohet a mund të njihemi me disa nga personalitetet e politikës dhe kinematografisë amerikane që kanë gjetur veten tek arti juaj i stilimit?

Po .. në vitin 2006 në një sallon të Shtetit të Minnessotes ku kam punuar 9 vite në sallonin Aeroport Hair Stylist, aty kam pas rastin të takoj dhe ti rregulloj disa nga figurat Hollywoodit si : Luck Welson, Jenifer Aniston, këngëtarin Keny Roger, shumë sportistë e shumë aktorë të tjerë që nuk po me kujtohen emrat për momentin. E di që një aktore shumë e famshme që ka lujatur në Filmin Wanderful Life. -ZUZU- për momentin emri s’më kujtohet i saj.

 Nga puna juaj e suksesshme, mesa kemi parë keni marrë shumë Mirënjohje dhe Medalje Arritjesh, a mud të njihemi me disa prej tyre?

Po gjatë karrierës time kam marrë mirënjohje të shumta, po i përmendi disa prej tyre më kryesoret, po filloj me Evropën, ku në 1991 fitova vendin e 3-të në Budapest European Hair show, pastaj këtu ne SHBA jam shpërblyer me Mirënjohje të shumta, The Future of Beauty in the World , Ambassador Master Stylist Program, dhe me një Ventage Fashion Show, aty morra medaljonin e Argjendë, dhe në 2016 në Javën e Modës Shqiptare e Organizuar nga Mrika Krasniqi, aty u shpërbleva me një “Certified Appreciation” nga Fashion Albanian Agency.

 

Sa zgjat zakonisht orari i punës tuaj në “Noli- Hair Salon”, dhe a ndiheni komod në punën tuaj të përditshme?

Normal që ndihem komod dhe e bëj me pasion shumë të madh, ku nganjëherë ndodh që të punoj deri në 14 orë në ditë nganjëherë ndodh prej orës 7 të mëngjesit ndodh të jem në Sallon deri në orët e mbramjes të natës, kur kam në sallon Artistë të ndryshëm për rregullimin e tyre dhe fotografimin – Foto Shoot- që bëhen para pregatitjet për xhirimet e filmave, dramave të ndryshme ku edhe unë jam bashkpuntor i Nil Production ku unë bëj rregullimin e githë aktorëve që punojnë me këtë agjension edhe shumë aktorëve të tjerë si të huaj dhe Shqiptarë.

Në varësi të stinës, ngjyrës e prerjes edhe moda e flokëve, ashtu si dhe moda e veshjeve ka të rejat dhe të vjetrat e saj. Përsa i përket performancës së flokëve sa të  arrirë e gjen veten Noli në këto lloj stilimesh?

Unë kam kontakte me stilist të famshëm ku diskutojmë dhe bashkpunojmë shumë rreth stileve të reja që dalin, ku angazhohem dhe përpiqem me shumë stilistë të famshmëm të bëjmë plane dhe projekte se çfarë do të dali në vitin e ardhshëm për modelet e reja. Ku edhe i prezantojmë gjatë stinëve të ndryshme që vinë nëpër show të ndryshëm.

Me modelet tuaja, a keni marë pjesë nëpër konkurse apo show biznesi dhe çfarë keni përfituar nga këto evente?

Po kam marr pjesë në shumë show biznese dhe evente të modës ku unë kam paraqitur modelet e mija me Frizura dhe stile të reja ku njëkohësisht edhe make up. Përfitimi që kam marë ka qenë shumë i rëndësishëm tek unë, pasi ku një model i i mi tani punon me agjensitë më të suksesshme Hollywoodiane. ( kjo besoj që e tregon mjaft suksesin tim)

 Ju Z. Salihu bashkëpunoni në fushën e stilimit të flokëve edhe me disa televizione amerikane, si lindi ky raport i suksesshëm?

Prej viti 2008 kam filluar të jem pjesëmarrës i rregullt për rregullimin e moderatorëve, plus dhe mysafirëve që i ftojnë në Studio në dy Televizione Amerikane, të cilat janë Channel 8 dhe Channel 3. Ku njëherësh jemi bërë edhe shumë miq me gjithë  stafin e Televizionit.

Përveç artit tuaj të stilimit, ju Noli jeni edhe një veprimtar i njohur në komunitet, jeni një patriot dhe artist human, nga i keni trashëguar këto virtyte njerëzore?

Malli i  madh për atdhe dhe pamundësia ime që të jem aty. Unë mundohem që të jap kontributin tim aq sa mundem që të bëj afrimin e shqiptarëve mes veti përmes Show të Ndryshëm sikurse ndonjë HAIR SHOW apo Film – Dram etj. Të gjitha këto i kam të trashëguar nga Familja ime që mos të harroj Vendin nga kemi ardhur.

Projektet tuaja për të ardhmen?

 Tani jam duke punuar për Projektet Filmike të javës së Modës që mbahen në NYC në bashkëpunim me Albanian Fashion Agency. Tjetri Projekt njëkohësisht është Ligjërimi i 3 Companive të Produkteve të Flokëve se si duhet të përdoren. Edhe disa që i kemi në plan, por njëherë është herët ti tregojmë.

– Faleminderit Noli!

– Faleminderit edhe juve!

SHKARKO APP