Sting këndon në ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Paqe

Me datë 11 dhjetor në Oslo të Norvegjisë do të ndahet edhe zyrtarisht çmimi Nobel për Paqe.

Këtë vit, çmimin Nobel për Paqe e fitoi Juan Manuel Santos, presidenti i Kolumbisë, 65 vjeçar, i cili arriti paqe në shtetin e tij duke negociuar me trupat FARC.

E në koncertin që mbahet për nderë të dhënies së çmimit, këtë vit do të performojë Sting. Sting cilësohet si një prej këngëtarëve më të mirë dhe tekstshkruesve më të mirë, ndërsa ka pak ditë që këndoi në Bataclan, në sallën e mbyllur muzikore ku u vranë mbi 80 njerëz në Paris, në sulmet terroriste të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Conan oBrien, moderatori i famshëm amerikan, do të jetë ai që do të moderojë natën e madhe të ndarjes së çmimit, të cilin dikur e ka fituar edhe shqiptarja Nënë Tereza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?