Studimi i fundit/ Mungesa e gjumit ju dëmton rëndë shëndetin

Në botën moderne Perëndimore, mungesa e gjumit është dukuri e zakonshme. Sidoqoftë, hulumtimet e reja tregojnë se kjo dukuri shkakton rrezik serioz shëndetësor.

Në SHBA, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve kanë vlerësuar se përgjatë shekullit të fundit njerëzit kanë humbur 1.5 deri në 2 orë gjumi si pasojë e sistemit të jetës, dhe më shumë se gjysma e popullatës bën më pak se gjashtë orë gjumë brenda nate, transmeton Telegrafi.

Rreziku kryesor qëndron mbi faktin se shumë pak njerëz kanë njohuri rreth efekteve afatgjate që i sjell privimi nga gjumi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një studim i ri, i publikuar në revistën “Sleep”, tregon se ne jemi më të prekshëm ndaj gripit dhe sëmundjeve tjera kur jemi të lodhur, e veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studimi, i cili ka eksploruar efektet e mungesës së gjumit, ka krahasuar mostrat e gjakut të njëmbëdhjetë binjakëve identikë, por me orar të ndryshëm të gjumit.

Hulumtimi ka treguar se mungesa e gjumit ka rezultuar në sistem të depresuar të imunitetit.

Shkencëtarët kanë parë se mungesa e gjumit e ndal veprimin e sistemit të imunitetit të qarkullimit të qelizave të bardha të gjakut.

“Ne duam të tregojmë se sistemi i imunitetit funksionon më së miri kur njeriu bën gjumë të mjaftueshëm”, ka treguar Nathaniel Watson, udhëheqës i studimit.

Vlen të ceket se ekspertët shëndetësorë rekomandojnë t’i bëni të paktën shtatë orë gjumë gjatë një nate për t’i gëzuar përfitimet shëndetësore të gjumit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?