Studimi: Maskat leckë nuk të mbrojnë mjaftueshëm nga Covid nëse nuk ruhet distanca

Maskat prej lecke mund të mos na mbrojë nga koronavirusi, sepse shumë spërkla mund të kalojnë, pretendon një studim.

Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të New Mexico, në SHBA, studiuan pesë lloje të maskave të fytyrës duke përfshirë ato prej lecke ​​dhe kirurgjikale.

Ata zbuluan se ndërsa të gjitha maskat bllokuan të paktën 95 për qind të spërklave nga kollitja dhe teshtitjet, ekzistonte ende një rrezik i sëmundjes që të përcillej.

Megjithëse maskat rrobë ndaluan 96.4 përqind të spërklave të teshtimës në një distancë prej gjashtë metrash, ato prapë lejojnë të kalojnë.

‘Vendosja e një maske do të ofrojë mbrojtje thelbësore, por jo të plotë, për një person të ndjeshëm,’ tha Dr Krishna Kota, një profesor i asociuar në universitet që drejtoi kërkimin.

Shkenca pas mbajtjes së maskave ishte e mjegullt në fillim të pandemisë dhe autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera hezituan të rekomandonin mbajtjen e tyre.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi maska ​​deri më 8 qershor, dhe pastaj vetëm për ata mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje.

Shkencëtarët kanë sugjeruar gjithashtu që maskat mund të zvogëlojnë ashpërsinë e sëmundjes duke i ekspozuar njerëzit ndaj virusit në doza të vogla, por kjo nuk është provuar.

SHKARKO APP