FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sytë lart, sonte eklipsi hënor

Vëzhguesve të qiellit do t’i ofrohet sot eklipsi më i gjatë i hënës së përgjakur në gjithë këtë shekull. Ndërsa ngrihet, gjatë eklipsit total, sateliti natyror i tokës do të mbulohet nga një hije e kuqe apo e murrme. Periudha e eklipsit total, kur drita e hënës do të zbehet plotësisht, do të zgjasë për një orë e 43 minuta.

Eklipsi është i dukshëm nga Europa, Lindja e Mesme, Afrika, Australia, pjesa më e madhe e Azisë dhe Amerika e Jugut. Në rajonin tonë, ai do të mund të shihet rreth orës 22.00. Po sonte dhe gjatë ditëve në vijim, marsi do të jetë në pikën më të afërt me tokën që nga 2003, dhe do të jetë i dukshëm në formën e një ylli të shndritshëm të kuq, kur qiejt të jenë të pastër.

Sipas shkencëtarëve, shfaqja e marsit në të njëjtën kohë me eklipsin hënor, nuk është e vetmja koincidencë. Bëhet fjalë sipas tyre për një procesion planetësh, një renditje e fqinjëve tanë qiellorë që do ti ofrojë vëzhguesve të qiellit një shikim veçanërisht të rrallë të Afërditës, Jupiterit, Saturnit dhe marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?