Sytë nga qielli, “Hëna luleshtrydhe” dhuron sonte spektakël

Hëna  e quajtur “luleshtrydhe” do të jetë e dukshme në qiell mbrëmjen e sotme, 24 qershor.

Hëna e plotë e qershorit do të ndriçojë qiellin të enjten, duke shënuar super Hënën, e cila do të jetë e fundit për këtë vit.

Megjithëse njihet si hëna “luleshtrydhe”, hëna e plotë në të vërtetë nuk do të duket e kuqe ose rozë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përkundrazi, emërtimi  vjen nga fiset Algonquin në verilindje të Shteteve të Bashkuara për të përshkruar sezonin për korrjen e luleshtrydheve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hëna e plotë e së enjtes do të jetë në kulmin e ndriçimit në orë 2:40, por spektakli hënor nuk do të jetë i dukshëm për disa orë, derisa hëna të ngrihet mbi horizontin në qiellin lindor. Hëna më pas do të shfaqet e plotë deri në fillim të së shtunës, sipas NASA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?