Talentët e vegjël, Lezha vlerësohet me çmim në festivalin e Shkodrës

1 vit nga hapja e klasave të muzikes në Shkollen 9-vjeçare Besëlidhja në Lezhë, spikasin talentet e para.

Erlis Kuçana në piano dhe Anamaria Prendi në violinë janë dy vogëlushet e klases së dytë të cilët shkëlqyen në performancën e tyre në edicionin mbarkombëtar “Pjeter Gaci” që u zhvillua në qytetin e Shkodres.

Dy muzikantet e vegjel nga Lezha u vlerësuan me cmim në këtë konkus, duke tërhequr vemendjen e shumë mjeshtrave të muzikes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erlis Kucana: “Jam shumë i gëzuar që mora çmimin e tretë. Ia dedikoj profesorit tim Eugenit”

Swiss Digital Mobile Reklama

Anamaria Prendi:Jam shumë e emocionuar që kam marrë çmim dhe nuk e prisja këtë. Çmimin ia dedikoj mësueses Arjola dhe nipit tim të vogël”.

Mësuesit e muzikes thonë se fillimi ka qenë tepër i vështirë.

Sokol Vuka: “Periudha tensionit na krijoi shumë boshllëqe në krijimin e talenteve të reja”

Pas më shumë se 20 vitesh mungese Lezha po risjell traditën, duke nxjerrë muzikantë të rinj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?