Tani shqiptarët do mbeten dhe pa dhembe në gojë!

Nga Nora Malaj *

Tani shqiptarët do mbeten jo vetëm pa atdhe , po dhe pa dhembe në gojë! Dhe ja sot lajmi i fundit! Dyfishohen pagesat për procedurat e mirëmbajtjes se dhëmbëve dhe pajisjeve dentare! Tashmë shëndetësia falas jo vetëm që nuk ekziston, madje as në letra dhe në ëndrrat më të bukura, po tashmë shqiptarët do të mbeten pa dhëmbë në gojë! Po pastaj.

Asgjë… boll që qeveria të fusi duart në xhepat e shqiptarëve , se shendetësi falas apo rimbursime stomatologjike harroje. Dhe pse ndodh kjo??? Se armiku kryesor i qeverisë janë qytetarët. Duke futur duart në xhepat e qytetarëve , do t’i grijë keta të fundit me dhimbje dhëmbësh. M’u kujtua poezia e Bërsit që thotë: “ Armiqtë e mi t’i grijë me dhimbje dhembësh”” ..

Swiss Digital Desktop Reklama

Eh , o popull .. Sa gjëra thuhen në emrin tend. Po që qeveria të të quante armik , kjo është shumë. Ti nuk e meriton këtë qeveri të të qeverisë. Se kjo qeveri ty si popull nuk të meriton…. Ky vendimi është një tjetër dramë për kete popull.

Swiss Digital Mobile Reklama

*Deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?