Të kesh një gjysh si Dritëro Agolli, bisedat e nipit me të

Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ka ndarë më miqtë në rrjetin social Facebook disa momente të çmuara nga jeta familjare.

Dy fotografi të të birit me gjyshin, shkrimtarin shumë të dashur për shqiptarët dhë një fragment bisede mes atij dhe Agollit është ajo që Elona ka vendosur të ndajë me publikun.

“Me gjyshin bisedohet edhe per Eposin e kreshnikëve, për Mujin dhe Halilin e për mjaft histori të panjohura për Luelin. Dhe kur e pyes Luelin: Si t’u duk gjyshi o mam ?- ai më përgjigjet shkurt: Përderisa gjyshi ka mendjen shumë mirë dhe trupi drejtohet nga mendja, ai patjetër që është shumë mire”, ka shkruar Elona Agolli në Facebook.

dritero agolli

agolli
/shqiptarja.com/

SHKARKO APP