Të shkruash saktë shqipen
Nga Ilir Ikonomi
Në vitin 1924, legata amerikane në Tiranë kishte një listë të 14 njerëzve që mund ta shkruanin saktë gjuhën shqipe.
Nevoja e kësaj liste kishte lindur ngaqë një numër termash të përdorura në kushtetutën e përkohshme të hartuar me nxitim në Kongresin e Lushnjes (1920), mund të interpretoheshin me dy kuptime.
Amerikanët donin të dinin se me cilët mund të këshilloheshin për çështjet e gjuhës. Lista ishte përgatitur nga përkthyesi i Legatës, Kol Kuqali. Sipas Kuqalit, sado të zgjerohej kjo listë, ajo nuk i kalonte të 40 vetët.
- Faik Konica, Kryetar i “Vatrës”, editor i “Diellit”, Boston.
- Fan Noli, Kryeministër dhe kryepeshkop i Dioqezës Ortokse të Durrësit.
- Konstandin Çekrezi, pedagog, Universiteti George Washington, Uashington, DC.
- At Gjergj Fishta, prift françeskan dhe poet, Shkodër.
- Luigj Gurakuqi, Ministër i Financave.
- Llazar Fundo, Kryetar i “Shoqërisë Bashkimi”, editor i gazetës së saj, Tiranë.
- Kristo Dako, klerik i krishterë, i punësuar nga kompania Standard Oil, Tiranë.
- Mit’hat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi.
- Milto Sotir Gurra, mësues, Korçë.
10.Sotir Gjika, zv/kryeredaktor, “Gazzetta di Puglia”, Bari.
11.Dom Lazër Shantoja, prift jezuit, Shkodër.
12.Arqile Tasi, editor i “Diellit”, Boston.
13.Sejfulla Malëshova, kryesekretar, zyra e Kryeministrit, Tiranë.
14.Andon Frashëri (Adams), sekretar privat i Kryeministrit, Tiranë.