Teatri Arbëresh vjen në Tiranë

Teatri Arbëresh i Shoqatës “Vorea” të komunës së Frascineto do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në data 17 dhe 18 Nëntor 2016 në orën 19:00.

“Kostandini e Garentina” dhe “Shtëpia e Tatës” janë pjesët që do të përformohen për publikun kryeqytetas. Regjia është e Imma Guarasci dhe do të interpretohet nga tetë aktorë arbëreshë duke sjellë pranë spektatorit muzikalitetin e gjuhës arbëreshe, gërshetuar me këngën dhe vallet tradicionale të përcjella brez pas brezi.

Një pasuri e rrallë, e nisur gjashtë shekuj më parë në odisenë më të gjatë të një populli, i kthehet përsëri tokës mëmë në formën e një drame me mesazhin “Gjaku i Arbërit rron!” .

SHKARKO APP