Tenori i njohur Agim Hushi rrëfen mashtrimin e Ramës, me ‘Koncertin e Vienës’ në Tiranë

Edhe tenori i njohur shqiptar Agim Hushi, ka demaskuar sot shoun e rradhës së kryeministrit Edi Rama me të ashtuquajturin “Koncert të Vienës” në Tiranë. Në një postim në faqen e tij në facebook, ai tregon të vërtetën e këtij eventi dhe pse mashtron kryeministri Rama.

Edhe pse tashmë është mësuar se bëhet fjalë për vetëm 4 artisë nga Ballkani që do të luajnë, kryeministri vazhdon të këmbëngul se bëhet fjalë për orkestrën e Vienës, të cilën ai ka bërë të mundur ta sjellë në Tiranë!

Postimi i plotë i tenorit Agim Hushi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Te dashur miq qe me keni shkruar ne inbox dhe me kini kërkuar t’ju ndihmoj për bileta për koncertin e mikut tim, violinistit Shkëlzen DOLI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju sqaroj së pari se mënyra se si po reklamohet ky koncert për arsye të ndryshme, përfshirë ato partiake, nuk është as e vërtet, as profesionale.

Për këtë nuk mund të gjykohet miku im i mirë dhe violinisti i mrekullueshëm Shkëlzen Doli.

NUK PO VJEN FILARMONIA E VIENES NJE DIT PAS KONCERTIT TRADICIONAL TE FAMSHEM NE VIENE, ME 1 JANAR, POR NJE ANSAMBEL ME 5 VETE NGA VIENA, ME INSTRUMENTISTE ME ORIGJINE NGA VENDE BALLKANIKE, PJESE E TE CILIT ESHTE DHE SHKELZENI.

Këtë njoftim e bëj për të sqaruar miqtë e mi këtu në Tiranë dhe për ti thënë politikës mos beje shoun e radhës me talentin e Shkëlzen Dolit, talenti i të cilit ia vlen të dëgjohet edhe i vetëm në skenë, dhe që do mbushte sallën edhe pa ndihmën e Partisë.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?