TKOB; Në “Festivalin Ndërkombëtar Multi-Art” në Kuvajt

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve, marrin pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që po organizohet në Kuvajt, në Edicioni e 23-të të “Festivalit Ndërkombëtar Multi-Art”,  me pjesëmarrjen e emrave më në zë të operës në Shqipëri dhe Orkestrës Simfonike të TKOB, me ftesë të Teatrit të Operas të Kuvajtit. Ky është një event tradicional, ku bashkohen kultura të vendeve të ndryshme të botës.

Shqipëria do të prezantohet me një “Koncert Gala” me emrat më të rëndësishëm të artit tonë, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada Shqiptare në Kuvajt, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të shtetit të Kuvajtit, Sheikh Jaber Al-Mubarak dhe Këshillit Ndërkombëtar të Kulturës, Artit dhe Letrave.

Edicioni i 23-të i Eventit më të rëndësishëm ndërkombëtar, ku do të performojnë trupat artistike të vendeve si Meksika, Belgjika, Greqia, Spanja, do të mbyllet me shfaqen e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me 28 janar.

Ky event ka  synim bashkimin e kulturave të vendeve të ndryshme. Kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm të vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe bashkëprodhimit të Teatrit të Operas dhe Baletit tonë me Teatrin e Operas së Kuvajtit.

Sokestertafi drejtues ka përzgjedhur me kujdes pjesët, të cilat do të interpretohen nga Orkestra Simfonike e TKOB dhe solistët e intitucionit më të rëndësishëm operistik në vend. Shfaqa e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të përmbyllë edicionin e 23-të të “Festivalit Ndërkombëtarë të Kuvajtit”.

Programi i koncertit përfshin kompozitorë të njohur shqiptarë si Çesk Zadeja, Thoma Gaqi, dhe kompozitorët me famë botërore si Lehar, Strauss, Verdi, Rossini, etj..

SHKARKO APP