“Treni i tingujve”, koncerti recital i Lambert Jorganxhi

“Treni i tingujve”, titullohej koncerti recital i pianistit Lambert Jorganxhi, që solli në një mbrëmje të vetme 12 këngë nga veprimtaria e tij artistike. Në koncertin e organizuar në Qendrën Kulturore Tirana, Jorganxhi interpertoi në piano i shoqëruar live nga All In Band dhe nga këngëtarët e njohur si Rezarta Smaja, Klajdi Musabelliu, Sheila Haxhiraj, Emi Bogdo, Andi Stafuka, Savjana Vjerdha, Anisa Smajlaj, Nilsa Hysi, Stiv Mello, Filonid Aliu, Erina Seitllari.

“Në koncert publiku ishte më afër grupit muzikor dhe artistëve, duke i dhënë një tjetër ngrohtësi këtij recitali”, tha Jorganxhi. Ai shprehet për atsh se, “ky koncert recital duke dalë jashtë kornizave të festivalit ishte një koleksion i përmbledhur i të gjithë krijimtarisë sime”.

Lambert Jorganxhi është një autor këngësh shumë i njohur. Ai është padyshim një prej emrave më rinj, por edhe më të preferuar në tregun muzikor nga këngëtarët, të cilët e zgjedhin dhe i besojnë krijimeve të tij, duke i kënduar apo interpretuar materialet. Edhe pse majft i ri, ai ka kohë që ka guxuar dhe po vazhdon të guxojë të sfidojë antivlerat në muzikë, me talentin e tij dhe duke zbatuar me përpikmëri rregullat bazë të tij, të cilat janë, të jesh vetvetja dhe të mos abuzosh me notat.

Në karrierën e tij si kompozitor, ai numëron rreth 60 krijime me këngëtarë të vjetër apo të rinjë si, p.sh Myfarete Laze, Rezarta Smaja, Marieta Billo, Sheila Haxhiraj e plot e plot të tjerë.

Image may contain: 7 people, people on stage

Image may contain: 2 people, people standing and indoor

SHKARKO APP