U skualifikua nga Eurovision, Linda Halimi ka një mesazh për shqiptarët

Shqipëria u skualifikua mbrëmë në Eurosong 2017, duke mos marrë pjesë në natën finale të këtij festivali gjigand.

Këngëtarja Lindita Halimi me këngën “Botë” në skenën e Kievit, edhe pse mori duartrokitjet e publikut në sallë, nuk ia doli për të shkuar në fazën tjetër.

Në dhjetë vendet që u përzgjodhën për natën finale të Eurosongut 2017 që zhvillohet në Ukrainë, emri i Shqipërisë nuk ishte. Vetë Halimi reagoi pas skualifikimit në Facebook.

“Jam përgjithmonë mirënjohëse për këtë mundësi të jem në skenën gjigande të Eurovisionit.

Faleminderit të gjithëve për këtë eksperience të bukur! Kam kaluar për mrekulli ! Fat vitin tjetër Shqipëria ime,” -shkruan Linda Halimi.

SHKARKO APP