Vdekja klinike e 21-shit!

Nga Silvi Bardhi-

Ora 14.15. Stacioni i improvizuar i “fugoneve te Vlores”, zhargoni i njohur i pikes se nisjes se tyre nga Tirana, eshte ne kolaps, ne koma.

Viti 2018, “viti i bumit turistik”, viti i rritjes se te ardhurave te shqiptareve, viti “qe na ben krenare” per arritjet e nisura nga viti zero i “Rilindjes”, edhe pse 2 mije e 13 vjet pas lindjes se Krishtit, preku kete vit vdekjen perfundimtare te biznesit se udhetimit Tirane-Vlore.

Landi eshte shoferi i makines me te cilen rastesisht zgjodha te bej rrugen drejt qytetit bregdetar.

Pritem mos niseshim sic ndodh rendome cdo vere pas rreth 30 min qendrim, por jo!

Pritja per ndonje pasagjer tjeter ishte terturuese.

Landi vraponte duke berititu”Vlora”, por te gjithe ishin ne pune te vete. Dikush ia ktheu – C’Vlore vella. S’ka lek!

Landi vazhdoi te therriste, kur ja nje cift ishin gati te vinin, por nje tjeter shofer qe priste me tej erdhi si rrufe duke ia “grabitur” Landit kismetin.

Perseri nuk pati fat!

Ndonese e gjate, monotone, kjo pritje me sherbeu vetem per shfletimin e disa lajmeve te shpejta ne internet.

Mqse Landi nuk po dukej as pas dy ore e gjysem “peshkim pasagjeresh” vendosa te shkruaj e te them dy fjale per shqiptaret qe si une, udhetojne ne keto kushte.

Landi deri vjet kishte punuar vertete mire ne kete biznes.

Rruget qe i bente 8 here ne dite, kater vajtje, kater ardhje i krijonin goxha fitim.

“Si sivjet s’ka bere vaki” me tha, “tani bej kater rruge e shteti taksat i ka rritur”.

Po ndoshta udhetojne me makina, ia ktheva, duke parashikuar argumentin qe mund te te ktheje kushdo.

“Makina? – Ma ktheu. “Ku jane keto makina ne qarkullim” dhe me ton prej vlonjati shpertheu. “Ketu ka vdekur cdo gje”.

Sikur ka edhe makina te tjera, e pyeta.

“Edhe nje ne kryqezim eshte qe po rri kot”, me tha. “Nga Vlora shume pak nisen. Sivjet eshte shume keq”.

4 pasagjere me ne fund erdhen dhe u beme gati per tu nisur.

Landi ishte i heshtur gjate gjithe udhetimit, udhetaret gjithashtu. Heshtje… sikurse ne pritje te nje pergjigjeje pas shkaktimit te nje vdekjeje klinike…

SHKARKO APP