Vdes gazetarja e njohur dhe mbijetuesja e Aushvicit, Lasker-Harpprecht
Renate Lasker-Harpprecht, një e mbijetuar e Auschwitz dhe dëshmitare kryesore historike e Holokaustit, vdiq në moshën 96-vjeçare, konfirmuan sot zyrtarët në qytetin e saj.
“Lasker-Harpprecht vdiq gjatë natës së 2-3 janarit”, tha autoriteti lokal i komunës franceze të La Croix Valmer.
Ajo lindi në Breslau, sot Ëroclaë, në Poloni, në 1924.
Së bashku me motrën e saj, Anita Lasker Ëallfisch, Lasker-Harpprecht u mbijetoi kampeve të përqendrimit në Auschëitz dhe Bergen-Belsen.
Pas luftës, Lasker-Harpprecht u bë një gazetare dhe punoi, fillimisht, për BBC dhe pastaj për transmetuesit gjermanë ËDR në Këln dhe ZDF në SHBA.
Në nëntor 2016, Muzeu Hebre i Berlinit i dha asaj dhe motrës së saj “Çmimin e Mirëkuptimit dhe Tolerancës”.