Verdikti i sovranit, vendimi i gjykatës

Placeholder Image

Nga Agim Jazaj –
Ndodhi ajo që pritej dhe pritet ajo që duhet. Shqiptarët po presin gjatë nëpër stacione Trenin, Lokomotiva dhe Vagonët e dalë nga shinat, nga Timonier- Karrocieri. Dëshmorët të ishin gjallë do na hidheshin për fyti: “Nuk e dhamë gjakun përë këtë Shqipëri të katandisur si turpin e botës”. Shqiptarët janë të cënuar dhe kërcënuar nga të drejtat më elementare, nga qentë e udhës më dy dhe katër këmbë që kafshojnë rrugicëve, kur shkojnë në shtëpi, të ndërsyer nga shteti sehirxhi! Qytetarët të fyer e poshteruara nga administrata arrogante dhe idiote, pa marë asnjë sherbim, të frymëzuar nga modeli i “Prijsit”! Afro 2 milon votues kanë këllqe, të varfëruar dhe pikëlluar të zhvillojnë zgjedhje të ndara në dy vjet?

Militantët e thekur dhe të verbër, i kanë thirrur me vonesë rradakes, të mbetur qyqar, me syt e mbushur në lot, për fëmijët e arratisur, të mbytur nga vaji për mos përcelljen e prinderve të tyre, pa u dhënë puthjen e fundit në ballë, te Arkivoli! Bota dhe Shqipëria është përballuar me Pandeminë: Armikun e pa dikshëm, po shqiptarët janë përballur dhe janë përballë armikut të dukshëm; keqeverisjes, vithisjes, abuzimit qeverisës! U duk se presioni i ndërkombëtarëve për ngritjen e gjykatës Kushtetuese brënda Dhjetorit të vitit 2020-të, e dha produktin. Gjykata Kushtetuese u plotësua me 7 anëtarë! Tashmë, gjithë shqiptarët me haberin minial presin dhe pyesin: A e ka të drejtë ligjore të marë vendime tashmë kjo gjykatë supreme?! Në harkun e këtyre viteve të qevirsje- ç’qeverisje të Rilindjes, në emër të sundimit të ligjit, sundoi krimi, marrëzia, shthurja, kanabizimi; horizonalisht dhe vertikalisht.Vëndi është përballuar me kriza të pa pritura, të pa molloisuar. Me monstruozite dhe perversitete të pa ndodhura, as edhe përgjatë shtet-formimit. Gjëmat dhe bëmat nuk kanë të numëruar, të kulmuar me shkatërrimin e institucioneve përgjatë legjislaturës të Qeveri-Timon-Tepsisë.

Ka një tregues kokëfortë që nuk u mbush mëndjen vetëm kokëboshëve: Nga 2 detyra që kishte Shqipëria për t’i plotësuar në vitin 2013, për në B.E, Shqipërisë i janë shtuar edhe 13 detyra shtëpie, deri në 2020, duke shkuar në 15 detyra! “Doni më për Belulin”! Dhe pas këtij Dështimi total “Rilndja” kërkon mandatin e 3-të për tu sjell mandatën e 4-të shqiptarëve. Plagën mund ta mbyll shkaktari?! Tradicionalisht,veqili i shtëpisë edhe i pa shkolluar, por jo pa mend, nëse do të riparonte shtëpinë e tij të rrezikur, do të gjente kohën, sidomos në stinën e pranverës dhe të verës, me synimin deri në vjeshtë të ishte përtërirë shtëpia. Së pari, do të vriste mendjen; të siguronte ku të fusnin kokën familja, fëmijët e jo t’i nxirrte në qiell të hapur, në palcën e dimrit, t’i nxirte nga shtëpia, për të hapur rrugën e kabrioletave! Pas këtij mendim-studimi do të hynte me kazëm për ta vithisur. Ose do ta ristrukturote pjesë- pjesë, të siguronte jetën njerëzore! Vlonjatët kujtojë vitin 1985, kur u shtri hekurudha deri aty. Në të hyrje të qytetit u shëmbën mjaftë shtëpi, për t’i hapur rrugën hekurudhës. Edhe në diktaturë shëmbja e shtëpive u bë në dijeninë e të zotëve të shtëpive. U rrëzuan në pranverë dhe brënda pak ditëve të gjithë banorët që ju shëmbën shtëpitë, u strehuan në apartamenet e ngritura nga shteti! As kaq mend, nga kjo filozofi në shekuj, nuk kanë mësuar “Veqilët”- Veqelët e Shqipërisë! Këta e hodhën në shesh, në greminë shtetin, shqiptarët, në vënd të zbatonin këtë filozofi mbarënjerëzore…

Duke realizuar vetingun, shkarkuar “mbetësit në klasë”, dhe paralet të përzgjidheshin “kaluesit e klasës” me kandidatë që do të zvëndësonin mbetësit! Kështu do të ruhej koorumi, funksionaliteti i institucioneve të drejtësisë. Vendi ynë thotë me dhimbje e pikëllim, është gjendur përgjatë vitit 2020 përballë fatkeqsive të mëdha, armikut të pa dukshëm, por edhe me armikun e dukshëm- keqeverisjen! Tërmeti i 26 Nëntorit dhe Pandemia mund të quhen armiq të pa dukshëm, po shkatërrimi i Drejtësisë, shthurja, degradimi, zbrazja e vendit janë “armik” i dukshëm që ja bën “muu”, e sheh gjithëkush, përveç verbërisë shkaktare! Armiqtë e pa dukshëm, qoftë dhe “pendemija” nga padija, apo dhe i qëllimshëm, më së shumti duket, e duhet të vënë para trekëmbëshit të drejtësisë shkatarët! Zullumet duhet t’i ndjekin zullumqarët edhe në botën e përtejme! Veqili i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm mer masa, parashikon dhe paralandalon edhe Arimkun e pa dukshëm, ndërsa këta nuk dallojnë as armikun e dukshëm! Të formohen, edukohen, qytetrohen brezat me funksinimin, shënjtërimin e ligjit, si gjithë Europa, ku kërkojmë të hyjmë edhe ne, si i thonë llafit me: “B….në diell e hundën në qiell”! Kjo nuk është pandemi e pa dukshme, por është e dukshme, e shkaktuar qëllimsht nga shkatarët që urrejne Kombin! Udhëheqës është ai që parashikon dhe parandalon, që sheh edhe prapa malit, jo ai që nuk sheh as te hunda e tij! Gjyqsoret janë gjendur përballë shkatërrimit të tyre, duke shëmbur edhe ngrehinat më të larta që nga parlamenti, pa numrin e plotë të deputetëve të zgjedhur i thënçin nga Sovrani! Pa funksionimin e ligjit, dhe pa vendosjen përpara ligjit të atyre që shkatërruan këto Institucione, nuk mund të ngrihet shteti, të edukohet shoqëria.

Nga parlamenti dualën, dorëzuan mandatet e mara nga sovrani, 3 subjekte politike, opozita e bashkuar. Aksioma e tyre politike u diskutua aso kohe gjerë e gjatë, në gjithë këto subjekte të akorduara, nuk mund të rrinin më në “stallën e krimit dhe të korrupsionit”. Vendimarjen e mbajnë mend edhe njerëzit e thjeshtë, nuk u kundërshtua as nga ata që ishin brënda këtyre subjekteve, “lojtar të fushës: dhe as nga “lojtarët e stolit”, të cilët su kishin dëgjuar as emrin e jo më zerin. Nuk u dallua asnjë “deputet” rrebel për vendimarjen e tyre, daljen nga parlamenti! Ndonëse kjo betejë përfundoi me mungesën e pa parashikuar, ëndërruar me; “Mbetjen edhe të ndonjë “deputet” “i blerë siç i thonë- në pazarin e Roskovecit”, jashtë tufës së vet dhe do të bashkohej me tufën e zgjebosur, duke abuzuar dhe përbetuar se i ka zgjedhur Sovrani, “në emrin e tij ishte vendimarja”! Ky abuzim-diletantizëm është sa përves aq dhe foshnjarak, sepse votuesi nuk i ka zgjedhur direkt, me lista të hapura! Sovrani ka votuar me lista të mbyllura, për subjektin! Këta janë abuzues me vullnetin e sovranit.

Dhe për këtë abuzim duhet të përballen në Gjykatën Kushtetuse, deri dhe në Strasburg! A është i ligjshëm vendimmarja e tyre, duke mbajtur në këmbë Parlamentin e Krimit, kur Sovrani nuk i ka zgjedhur me lista të hapura? A kanë të drejtë të hyjnë në “fushën e lojës, lojtarët e “stolit”, kur skuadra, madje 3 skuadra kanë braktisur lojën dhe kanë dalë nga fusha? A mund të hyjnë në lojë lojtarët e stolit, pa bilbilin e kapidenti të skuadrës? Këto janë rregullat elementare të lojës, që i njeh dhe i zbaton edhe një lojtar amator, i lagjes e jo më “Lojtarët e Kombëtares”? A ju drejtuan këta sovranit, sipas tyre, që “përvëlohen” për të hyrë në “ndeshje”, për të qëndruar në parlamentin e pa ligjshëm, të pa zgjedhur nga zgjedhësit, pa marë pëlqimin e zgjedhësve, kur skuadra ka ndërprerë lojën? A ka padi Penale edhe për këta abuzues, që e kanë bërë Shqipërinë rrush e Kumbulla? A ka padi Penale në gjykatwn Kushtetuse për abuzuesit me votën e sovranit -deputet e “blere në pazarin e Milotit? Shqiptarët shpresë vrarë, aq dhe shpresë plotë shohin kur: Gjykata Kushtetuese e Kosovës, rrëzoi për dy muaj qeverinë Hoti, Gjykata Kushtetuese Shqiptare, duhet të rrëzojë për dy ditë! Të ndëshkojë në përjetësi qeverinë e krimit, pushtetin e vjedhur të 30 Qershorit!

Aspak të mos u dridhet qerpiku, sepse verdiktin e ka dhënë Sovrani me votën referendare, duke “votuar” e mbushur kutitë e votimit nga; grabitqarët dhe zullumqarët, hileqarët dhe haleqarët rezultuan: As 15 % e votuesve, nuk e duan, nuk e votuan pushtetin e krimit! Përballë këtij rezultati- verdikti: Gjykata Kushtetuese ka vetëm detyrimin moral, qytetar dhe ligjor: “Të zbardh vendimin e arsyetuar nga Sovrani 8 me 2. Zgjedhjet e pa ligjshme! Shqiptarët presin gjatë nëpër stacione, për të hypur në shina lokomotivën me vagonët e rrëzuar të Atdheut!

SHKARKO APP