“Vertograd”, ansambli muzikor rus koncert në Tiranë
Për herë të parë ansambli muzikor rus “Vertograd” vjen në Shqipëri për të interpretuar këngët më të preferuara ruse, si “Katjusha”, “Ochi chernye”, “Mbrëmjet e Moskës”, “Kalinka” dhe shumë të tjera.
“Vertograd” është ansambli i muzikës popullore me instrumentistë dhe këngëtarë, i krijuar në vitin 2005, i cili synon ruajtjen dhe promovimin e traditave të muzikës së mirëfilltë ruse.
Ky koncert zhvillohet të enjten, më 24 nëntor, në mjediset e Qendrës Kulturore pranë Kishës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë; teksa hyrja për ta ndjekur atë është e lirë dhe falas.
Muzikantë:
Juri Stupak, balalajka (vegël muzikore popullore ruse)
Aleksej Stepanov, kitarë
Pjotr Matroniçev, fizarmonikë
Këngëtarë:
Anna Zborovskaja,
Gennadi Kosinov.