Vetëm një mik apo më shumë? Shenjat që tregojnë nëse ka vend për “dashuri”
Mund të besoni se miqësia juaj në të vërtetë është diçka më shumë, por nuk është e lehtë të kuptoni nëse është e njëjta gjë për personin tjetër. Për të kuptuar nëse ka më shumë përveç miqësisë, ka disa sinjale shumë të qarta, të cilat thjesht duhet të dini si t’i lexoni për të marrë një përgjigje, sipas Grazia.
Bëni shaka se si do të ishte të “ishim së bashku”
Dy miq të vërtetë që nuk ndiejnë asgjë për njëri-tjetrin dhe nuk do të imagjinonin kurrë, kurrë se si do të ishte të “ishin së bashku”. Thjesht nuk do t’i shkonte ndërmend. Nëse ju ndodh dhe e gjeni veten duke bërë shaka të tilla, atëherë dije se mes jush nuk ka miqësi 100 përqind.
Kontrolloni shpesh profilet në rrjetet sociale
Ju ka ndodhur ta gjeni veten duke kontrolluar shpesh atë që ai/ajo bën në internet? Duke menduar se kush dreqin është ajo vajzë apo djalë që komenton një zemër një foton e tij/saj, apo çfarëdo lloj detaji të tillë. Është e pashmangshme jeni në fazën e tranzicionit nga miqësia te dashuria.
Nuk mund të rrini pa u takuar shpesh me njëri-tjetrin
Nëse dikur shiheshit dy herë në muaj dhe tani nuk ka ditë që kalon pa u takuar, kjo mund të thotë diçka. Sidomos nëse dëshira për të qenë me të, vjen pasi mendoni se po takoheni shumë pak. Nëse e keni takuar çdo ditë, atëherë me shumë gjasa që kjo miqësi është më tepër se sa kaq. Rregulli themelor: nëse e shihni dhe dëgjoni më shumë se mamaja juaj, atëherë ai/ajo është më shumë një mik.
Përjetoni emocione kur jeni pranë tij/saj
Ju ka ndodhur ta shihni veten duke belbëzuar kur jeni pranë tij/saj? Kjo ndodh ndoshta sepse ju pëlqen më shumë se një mik. Nëse nuk e keni përjetuar këtë ndjesi më parë, kjo nënkupton se marrëdhënia juaj ka ndryshuar. Ndonjëherë mjafton një gjest, një prekje, një vlerësim ose një fjalë më e ëmbël se zakonisht për të ndryshuar letrat në tryezë.
Dëshironi të qëndroni vetëm me njëri-tjetrin
Një tjetër shenjë mjaft e qartë është dëshira për të qenë vetëm. Nëse më përpara preferonit të dilnit në grup, tashmë dëshironi të qëndroni në botën tuaj. E vërteta është, ju do të donit të krijoni një çift. Nëse ndjenja themelore shkon përtej miqësisë, herët a vonë dashuria do të lulëzojë.
Nuk i pëlqen kur flisni për një djalë/vajzë tjetër
Kur përmendni se keni takuar një djalë apo vajzë të lezetshme, ka tendencën ta përçmojë apo të flasë keq për të. Arsyeja mund të lidhet me një karakter posesiv, por gjithashtu mund të shkojë përtej kësaj: xhelozia.