VIDEO/ “Jemi kolegë…”, momenti kur efektivët e FNSH rrahin me shkop gome policin e infiltruar në turmë

Gjatë protestës së djeshme, policët dhunuan edhe njëri-tjetrin.

Në një video të publikuar shihen efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, teksa dhunojnë kolegun e tyre, i cili është i veshur si ‘civil’.

Dhuna ndalet vetëm pasi ai i thotë efektivit që po e gjuan se është polic.

FNSH-të: Ec, ec, ec!

Efektivi civil: Jemi kolegë, jemi kogelë oo. Jam me…

Ditën e djeshme, pas agravimit të dhunës nga protesuesit, policia nisi një aksion, duke sulmuar me shkop gome, të rinjtë.

Shihni videon:

‘Ec, ec, ec!’/ FNSH-të shtrijnë në tokë ç’u del para, rrahin kolegun, efektivi: O Bushi, oooo…

SHKARKO APP