Vidhen fotot e dronit të ri rus Okotnik

Dikush ka nxjerrë fshehurazi foto të dronit më të fundit rus për bombardime të rënda Okotnik, dhe me sistem “stealth”, që u fshihet radarëve.

Droni duket shumë i ngjashëm me B-2 amerikan, me sistemin e krahëve që mund t’i japë fshehje nga radarët e madje ta bëjë t’u mbijetojë edhe avionëve amerikanë. Rusia e ka vënë këtë dron në një mision të paqartë por që pritet se do të përcaktojë sistemin mbi të cilin do të ndërtohen avionët e brezit të ri.

Një tjetër avion që ka nxjerrë Rusia së fundmi është SU-57, që po ashtu ka një farë ngjashmërie me Okhotnikun, që tregon se kjo formë do të jetë e ardhmja e avionëve luftarakë rusë.

SHKARKO APP