Viktor Tusha: 25 prilli ulëret për referendum popullor për dënimin e paudhësive të Ramës
Nga Viktor Tusha
Komisioni i Venecias, jo vetem ndihmoi dhe moderoi proçesin e themeleve te shtetit shqipar, duke na dhene Kushtetuten me te mire dhe konsensuale te bere ndonjehere ku edhe u miratua si asnjehere dhe si asgje tjeter me referendum te pergjithshem popullor por, edhe me mendimet e sugjerimet e herpashershme per lajthitjet e njepasnjeshme te ligjvenesit qesharak shqiptar, si me dekretin e cmendur per shkarkimin e Presidentit, si me ndryshimet e njeanshme kushtetuese e pastaj me ndryshimin pa konsensus te rregullave te gares elektorale 5 muaj para zgjedhjeve ka nxjerre para gjithe botes lakuriqesine dashakeqe te mazhorances se rilindjes se deshtuar dhe synimet idioteske te saj dhe te KM se cmendur per te ricikluar pushtetin e krimit me 25 prill.
Por Komisioni i Venezias nuk eshte as drejtesia e kapur dhe e fjetur shqiptare, as parlameti jot qesharak deri ne idiotesi, as mediat qe i shantazhon dhe blen si te duash, as grupet financiare kriminale qe te financojne cmendurite e tua perditshme. Ata, nga Venezia, vendi qe permbytet ne uje cdo vit, jane profesionistet mjekerbardhe e mendje hapur, qe i japin kshilla dhe sugjerime legjislatoreve te te gjithe Europes se si nuk duhet te permbytet demokracia. Kete, fatmiresisht per ne smund ta shantazhosh apo aq me keq ta blesh.
Prandaj 25 prilli
uleret per referendumin ortek popullor te denimit te paudhesive tua se bashku me rilindjen.