“Zana e Dedës”, ndahet nga jeta aktorja Elida Cangonji
Është ndarë mbrëmë nga jeta aktorja e njohur shqiptare Elida Cangonji.
Ajo njihet për shqiptarët si “Zana” në filmin “Rrugë të Bardha” apo Eleni te “Në kufi të dy legjendave” dhe mësuesja te “Shtigje lufte” .
Cangonji ka luajtur një sërë filmash të tjerë.
Ajo u nda nga jeta pas luftës me sëmundjen e leuçemisë akute.
Pas kinematografisë, Cangonji vijoi pasionin e saj për psikologjinë, fushë në të cilën aktivizohej në jetën e saj të përditshme.
Filmat ku ka luajtur Elida Cangonji:
Në kufi të dy legjendave – (1981)
Njeriu me top – (1977)
Rrugë të bardha – (1974)….Zana
Shtigje lufte – (1974)Në fillim të verës – (1975)…..Vera
Shpërthimi – (1974).