FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet arsyeja e infertilitetit mashkullor

Zbulohet arsyeja e infertilitetit mashkullor. Në shumë raste paaftësia për t’u riprodhuar tek meshkujt ishte e pashpjegueshme, mirëpo tani ekspertët kanë arritur të shpjegojnë që problem fshihet tek ADN-ja e spermatozoidëve, që gabimisht ngatërrohet tek proteinat. Defekti, mund t’i trashëgohet edhe fëmijëve dhe zbulimi është mjaft i rëndësishëm pasi mund të ndihmojë në kërkimet për terapi të reja kundër sterilitetit.

Sipas autores së studimit Lacey J. Luense, qëllimi ishte të mësohej se përse disa meshkuj vuajnë nga infertiliteti pa një shkak të dukshëm, pasi ishin pikërisht ato raste që gjithçka ishte e shëndetshme nga analizat e shumta mjekësore, përfshirë edhe shpejtësinë e lëvizjen e spermatozoidëve. Dhe megjithatë nuk arrinin të bënin fëmijë.

Studimi tregon që problemi qëndron pas një gabimi në zhvillimin e spermatozoidëve, ku një ngecje e vogël dhe e padukshme deri më sot është shkak i një pasoje mjaft të madhe. Çka është më e rëndësishme është se nuk flitet për një mutacion të shkruajtur në ADN, por një modifikim që ndodh që mund të shkaktohet nga stili i jetës, përfshirë regjimi ushqimor, konsumi i alkoolit dhe ilaçet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?