Partizani fiton në Gjeorgji me golin e Carës, pranë kualifikimit në Conference League (VIDEO)

Partizani hedh një hap drejt kualifikimit në turin e dytë të Conference League, teksa ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj Saburtalos në Gjeorgji.

Ishte një ndeshje mjaft e mirë e ekipit të kuq, që e menaxhoi në mënyrën më të mirë. Në fillimin e pjesës së dytë Tedi Cara dërgon topin në rrjetë pas një depërtimi fantastik të Skukës, i cili e shërbeu fare pranë portës.

Më pas do të ishte një mision jo shumë i vështirë për ekipin e Mehmetit, i cili duhet të administrojë këtë rezultat në duelin e kthimit, që do të luhet pas një jave në “Air Albania”. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?