1 Maji/ Kryeparlamentarja Lindita Nikolla: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet

Me rastin e 1 Majit, ditës Ndërkombëtarë të Punëtorëve, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur njerëzit e punës, ku thotë se përballë njerëzve të punës, përgjegjësia e tyre politike shumëfishohet. “Sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe paga e punëtorëve, aq më e fortë bëhet ekonomia. Sa më i fortë të jetë dhe sa më shumë të dëgjohet zëri i tyre, aq më e drejtë bëhet shoqëria. Si legjislatore dhe Kryetare e Kuvendit, sot ndjehem më shumë e detyruar, për ligje më të mira për njerëzit, botën e punës dhe nevojat e familjeve punëtore”.

Urimi i plotë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla

Sot është Dita e mirënjohjes ndaj punëtorëve. Ndaj thjeshtësisë e madhështisë së njerëzve të punës. Atyre që ditë pas dite, në heshtje, me mundin, durimin dhe talentin e tyre, ndërtojnë jetën e familjeve dhe të ardhmen e fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia e vërtetë e Shqipërisë është historia e njerëzve të punës. Që lodhen, kontribuojnë dhe dalin në pension, duke u trashëguar brezave shembullin e tyre. Që me modelin e tyre të të punuarit e të jetuarit me nder, i japin jetë Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj, sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe paga e punëtorëve, aq më e fortë bëhet ekonomia.

Sa më i fortë të jetë dhe sa më shumë të dëgjohet zëri i tyre, aq më e drejtë bëhet shoqëria. Si legjislatore dhe Kryetare e Kuvendit, sot ndjehem më shumë e detyruar, për ligje më të mira për njerëzit, botën e punës dhe nevojat e familjeve punëtore.

Përballë njerëzve të punës, që krijojnë të mirat për familjet e tyre dhe për Shqipërinë, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?