FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

12 deputetë demokratë të përjashtuar nga Kuvendi, Garda nuk i lejon të hyjnë në sallë (VIDEO)

Plot 12 deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga Kuvendi, përkatësisht: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Megjithatë PD e ka ankimuar vendimin në Byronë e Kuvendit dhe deputeti Oerd Bylykbashi ka thënë se tashmë deri në shqyrtimin e kësaj kërkese vendimi i përjashtimit është i pezulluar.

Ndërkohë deputetët demokratë të pezulluar nga Kuvendi nuk lejohen nga Garda të hyjnë në sallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet teksa deputetët debatojnë me punonjës të gardës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“O çuna hapeni mo rrugën”, dëgjohet teksa thotë Tomor Alizoti, ndërsa demokratët pohojnë se punonjësit e Gardës po përdoren dhe po shkelin të drejtat ligjore të deputetëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?