2 marsi, Presidenti Meta falënderon Bujar Kapexhiun: Vetëm mbrojtja e Kushtetutës na mbron nga rreziqet e brendshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka falënderuar një tjetër artist që ka deklaruar mbështetjen për 2 marsin.

Në një postim në “Facebook”, Presidenti Meta shkruan:

Një falënderim për Profesor Bujar Kapexhiun për solidarizimin me 2 Marsin dhe përgjegjshmërinë e tij qytetare, intelektuale dhe patriotike.
Ke të drejtë Profesor, Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani ynë. Të jetë e paprekshme dhe e padhunueshme me ligje anti-kushtetuese sot e përgjithmonë.
Kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë, sepse vetëm mbrojtja e Kushtetutës na mbron nga rreziqet e brendshme si tirania dhe arbitrariteti, por edhe nga rreziqet e jashtme që janë shtuar.
Vetëm Kushtetuta na mban të bashkuar! ??
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?