FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

2 vjet nga vdekja e Olldashit, Basha: Vlerat e Sokolit, ende të forta

 

Vlerat e të ndjerit Sokol Olldashi janë të gjalla dhe të forta, ashtu si dëshira e vullneti i çdo demokrati për të ecur përpara. 

Kështu shprehet kreu i PD-së, Lulzim Basha, dy vjet nga ndarja e parakohshme nga jeta e Sokol Olldashit, teksa shton se me të në krah, këto dy vite të vështira, do të ishin më të lehtë për demokratët.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Dy vjet u bënë nga ndarja fizike me Sokolin. Kanë qenë dy vite të vështira për demokratët dhe me të ne krah do ta kishim më të lehtë. Por njesoj sikur të ishte me ne, me kurajon, me zgjuarsinë e vendosmërinë e tij, kemi ecur përpara kemi përballuar shumë sfida dhe jemi çdo ditë më të fortë, më të bashkuar. Sokoli na mungon ne demokratëve dhe më shumë sigurisht familjes se tij të shtrenjtë, Keles, Glaukut, Kleitit dhe Kozares. Por unë dhe familja e tij politike, Partia Demokratike e dimë se vlerat e tij jane te gjalla dhe te forta ashtu si dëshira e vullneti i çdo demokrati për tu bashkuar, për të ecur përpara, për të marrë përgjegjësitë e drejtimit të vendit, për ta shpëtuar Shqipërinë, për ta bërë ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptare”, shkruan Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?