Petrit Vasili: LSI, parti e të rinjve që funksionon si makineri
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) nisi sot punimet e Konventës Kombëtare Zgjedhore.
Konventa u hap nga fjala përshëndetëse e Petrit Vasilit i cili theksoi se LSI mbi të gjitha është parti e të rinjve qe funksionon si nje makinë.
Fjala e Petrit Vasilit
Teksa shoh këtë sallë të mbushur për një çast mendova që për shkak të moshës sime mbase nuk duhet ta hapja unë këtë konventë, por vendosa ta bëj sepse jam i bindur se LSI është parti e të gjitha moshave. Por ajo është mbi të gjitha parti e të rinjve entuziazmi i së cilës është zemra dhe nervi i partisë tonë.
12 vite në LSI më kujtohen dhjetëra fytyra vajzash dhe djemsh që dikur ishin të rinj ndërsa sot janë nëna dhe baballarë. Kemi përballuar sfida por gjithmonë ja kemi dalë mbanë por po u them miqve këtu dhe jashtë saj se sa më të mëdha kanë qenë padrejtësitë ndaj LSI aq më e madhe ka qenë rritja edhe fitorja e saj.
Ka shumë njerëz që mund të mërziten nga rritja e LSI dhe mjaft prej tyre më pyesin individualisht se si ka mundësi që rriteni, por unë u them se kjo parti do vazhdojë të rritet sepse mundohet të frenojë të keqen dhe shtyn përpara të mirën.
Në këto 12 vite në LSI na është dukur vetja sikur drejtojmë një makinë që mban këmbët te frenat për të frenuar të keqen dhe këmbën te gazi për të ecur me shpejtësi e mira. Ky është motivi thelbësor pse LSI rritet dhe do të vazhdojë të rritet. Kjo është forca jonë. Në këtë konventë ne do të kemi mundësi në mjaft orë pune intensive të diskutojmë për gjithçka, mund të ndryshojmë shumë gjëra por një gjë nuk ndryshon për LSI: Vendosja e saj në krah të pozitives dhe të interesit të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

