Ministrja Kodheli merr letër nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes
Ministrja e Mbrojtjes, simpatikja Mimi Kodheli ka marrë një letër falenderimi nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ash Carter. Në të vertetë zj. Kodheli gjatë si ministre ka bërë reforma dhe nuk është akuzuar për korrupsion apo veprime të tjera për cilat disa ministra janë në qendër të kritikave të medias. Edhe një sulm i ndyrë që iu bë nga qarqet greke vetëm sa e lartësoi Mimi Kodhelin si një ministre e zonja dhe rezultative.
Sekretari i mbrojtjes vlerësoi lidershipin e ministres Kodheli në përpjekjen e saj për të modernizuar dhe të rritur kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare si dhe siguroi mbështetjen e SHBA në këtë proces.
Ai gjithashtu shprehu falenderimet e tij sa i takon konsultimeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes të zhvilluara në maj të ketij viti mes dy institucioneve.
KOHA JONË SONDAZH

