Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku: Ne merremi në fushatë me qytetarin, nuk ka kandidat rival!

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku e cilëson fat që opozita ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe nuk i braktisi siç ndodhi në vitin 2021.

Mazniku, me mënyrën e tij të qetë dhe argumentuese, tha se çfarë punësh janë bërë nga bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj.

Duke theksuat fitoren e Erion Velajt, ndër të tjera Manziku tregoi në emisionin “Opinion” se  PS-ja në Tiranë është fokusuar tek qytetarët dhe zgjidhja e problemeve të tyre.

Arbjan Mazniku: Kandidati kryesor është kryetari i bashkisë. Është gjë e mirë që opozita në forma të ndryshme, ashtu siç janë pjesët e ndryshme të opozitës, janë të përfaqësuara në garë, kjo e bën të rëndësishme që të kemi një diskutim mbi ide. Kjo është një vlerë e shtuar në garë, është një mësim i mirë, nuk lihet detyra. Fat që opozita e ka kuptuar, ndryshe nga hera tjetër, që tani nuk do t’i braktisë qytetarët.

Ne e kemi garën me qytetarët e Tiranës, kemi nevojë që të diskutojmë për vijimësinë e punës deri tani. Gara është që të bindim qytetarët e Tiranës që kemi nevojë për këtë mandat. Ne jemi fokusuar në bisedën tonë me qyetatarët. Për fat të keq, në mënyrë si është përqasur gara, që nga kush përfaqëson kë. Njëri tenton të përfaqësojnë një logo. Kandidati zyrtar i PD-së është Bejko, Këlliçi është i PL-së, i koalicionit të drejtuar nga Meta. Nuk jemi në një situatë në të cilën mund të kemi një diskutim për kandidatë. Ne kemi respekt maksimal për qytetarët. Për fat të keq, oferta e opozitës është si do të zgjidhim problemet se kush do të mbajë vulën- pohoi Mazniku.

SHKARKO APP