25 vjet marrëdhënie me Selinë e Shenjtë, Bushati: Lidhjet të hershme shpirtërore midis nesh
Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u zhvillua sot konferenca me teme “Çerek Shekulli Marrëdhënie Diplomatike”, me rastin e 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në fjalën e tij në këtë konferencë u shpreh se “Kremtojmë sot 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por lidhjet shpirtërore midis nesh janë shumë të hershme”, duke shprehur mirënjohje ndaj Papa Françeskut për atë që ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Shqipëria mbështet filozofinë e Vatikanit”, tha Bushati, duke shtuar se vendi ynë është, “simboli unik i harmonisë fetare”, shtoi ai.
“Bashkëjetesa dhe harmonia fetare është bazament kryesor i humanizmit”, tha Bushati ndër të tjera.
I pranishëm në ëktë konferencë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, u shpreh se, “toleranca fetare është një nga simbolet e Shqipërisë”.
“Harmonia fetare është një nga simbolet e europianizmit shqiptar. Jemi fatlum që në Shqipëri kemi këtë harmoni fetare”, tha Klosi.
Në aktivitet merrrnin pjesë ministra të kabinetit qeveritar, anëtarë të Komisionit të Jashtëm parlamentar, trupi diplomatik, personalitete të shquara nga fusha e politikës, artit, dhe kulturës.
KOHA JONË SONDAZH

