FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

29 deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e Bordit

Nga Enkelejd Alibeaj-
29 deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimim e Bordeve që caktojnë çmimin e karburanteve.
Shqiptarët tashmë e kanë të qartë se Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin e karburanteve është thjesht Klubi i Oligarkëve që në bashkëpunim me Edi Ramën, mbrojnë interesat e tyre në kurriz të shqiptarëve.
Ligjet me të cilat funksionon ky Bord, bien ndesh me Kushtetutën, cënojnë lirinë ekonomike, cënojnë konkurrencën në treg, duke thelluar më shumë varfërinë tek qytetarët.
Ngritja dhe funksionimi i këtij bordi është thjesht dhe qartë mënyra e re me të cilën Edi Rama dhe klientët e tij të pushtetit kanë zgjedhur të abuzojnë me interesat e shqiptarëve.
Është në nderin e Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim me seriozitet dhe sa më parë kërkesën e Grupit Parlamentar të PD-së. Një kërkesë që prek direkt interesin e qytetarëve dhe dëshmon qartë se do të vazhdojmë të jemi në krah të shqiptarëve jo me fjalë dhe propagandë, por me akte konkrete që mund dhe duhet të përmirësojnë jetën e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?