300 milionë euro, deri tani, dhuratë për katedralen 850-vjeçare të Parisit
Autoritetet franceze thanë se arritën të shpëtojnë nga djegia dy nga kullat e katedrales dhe strukturën shkëmbore të godinës Gotike, 850-vjeçare.
Të gjitha veprat e artit që kanë qenë në brendësi katedrales janë ruajtur dhe transferuar brenda natës në Hotel de Ville, seli e komunës. Sipas autoriteteve vendase veprat do të transferohen në muzeun e Louvre ditën e sotme dhe të nesërme.
Ndërkohë në të gjithë Francën kanë nisur fushta për mbledhjen e fondeve për rikonstuksionin e katedrales së famshme.
I pari që dhuroi 100 milionë euro ka qenë miliarderi francez, François-Henry Pinault, bshkëshorti i aktores së njohur Salma Hayek dhe pronar i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Gucci dhe Yves Saint Laurent.
“Unë dhe babai im kemi vendosur të dhurojmë 100 milionë euro për rikonstruksionin e katerdrales Notre Dame” – ka thënë në një njoftim për shtypin francez.
Edhe një tjetër familje e pasur në Francë ajo, Arnault pronare e grupit luksoz, LVMH që përfshin mbi 70 marka të njohura si Christian Dior, Bulgari, Guerlain dhe Louis Vuitton ka njoftuar se do të dhurojë 200 milionë euro për rikonstuksionin e katedrales.


KOHA JONË SONDAZH

