33 të proceduar penalisht për protestën gjigande

Nuk kalon pa të arrestuar protesta e djeshme e opozitës dhe e mijërave shqiptarëve. 33 persona të moshës nga 19 deri në 41 vjeç, janë proceduar deri më tani për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit cilësuar nga policia si një tubim i jashtëligjshëm. Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 14 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës.

Sipas burimeve nga policia, protestuesit e akuzuar janë kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Dje policia shoqëroi 20 protestues por pas marrjes në pyetje dhe verikimeve 14 prej tyre u është komunikuar arresti, ndërsa pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Është proceduar penalisht gjithashtu edhe Gazmend Bardhi, si organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se grupi hetimor i ngritur për këtë rast po vijon analizimin e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e vendosura para parlamentit. Po kështu vijojnë shoqërimet dhe verifikimet edhe nga policitë në qarqe. Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe i biri po hetohen në gjendje të lirë. Ky i fundit ka akuzuar se Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj të birit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-deputeti i PD-së: Policia më dhunoi djalin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?