FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

4 zëvendësministra ende nuk janë emëruar

Në mbledhjen e datës 9 tetor Këshilli i Ministrave ka emëruar 29 zëvendësministrat e rinj, megjithëse në Asamblenë e Partisë Socialiste u njoftua se do të ishin 33 zëvendësministra.

Zyrtarisht nuk janë emëruar ende katër zëvendësministrat nga Kosova. Përkatësisht mungon VKM për zëvendësministren e Kulturës Valbona Shujaku, zëvendësministren e Arsimit Besa Shahini, zëvendësministren e Shëndetësisë Ilirjana Bajraktari dhe zëvendësministrin e Turizmit dhe Mjedisit Harulla Çeku.

Para dy ditësh Ministri Blendi Klosi publikoi një fotografi ku falenderonte dy zëvendësministrat e rinj, Ornela Çuçi dhe Hajrulla Çeku që kishin pranuar ftesën për të qenë pjesë e kësaj ministrie, megjithëse ky i fundit nuk është mandatuar. Ndërkohë ende nuk ka një shpjegim lidhur me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?