40 mln euro për blerje votash. Gazetari: Operacioni më i madh i Ramës

Qeveria shqiptare ka transferuar 40 milionë euro nga paratë e buxhetit të shtetit, të cilat duhej të përdoreshin për rindërtimin, te qytetarët e ndryshëm përpara zgjedhjeve, me qëllim blerjen masive të votave.

Skandali i denoncuar nga MCN nxjerr në dritë operacionin më të madh të tjetërsimit të votave nga qeveria e Edi Ramës.

Sipas gazetarit Klodian Tomorri, gjithçka ka ndodhur nën hundën e opozitës dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërkohë që opozita shëtiste autokolonën nëpër Shqipëri me ëndrrën euforike se do fitonte zgjedhjet, nën hundën e saj dhe vëzhguesve ndërkombëtare, Rama organizoi një nga operacionet më të mëdha për ndikimin e votës në shkallë të gjerë përmes parave. Jo me para informale, por drejtpërdrejtë me paratë e buxhetit. Në mars dhe prill qeveria transferoi 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Tiranë, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë, Lezhë si grante rindërtimi. Në Durrës, mijëra familjeve, paratë iu derdhën në llogari nga thesari vetëm 3 ditë para zgjedhjeve,” shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?