FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

71 vjetori i çlirimit, Ilir Meta merr pjesë në ceremoni

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta‬ mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar me rastin e 71-vjetorit të çlirimit të Tiranës. Në ceremoni merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj‬, drejtues të pushtetit vendor dhe anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës.

Për këtë ditë të shënuar Meta tha: “Dëshiroja të shprehja edhe një herë sot nderimin më të madh dhe në emër të Kuvendit të Shqipërisë për partizanët dhe për partizanet që çliruan Tiranën më 17 nëntor të vitit 1944 pas disa javësh betejash të jashtëzakonshme dhe pot sakrifica, pas gjakut të derdhur nga mjaft dëshmore dhe dëshmorë për çlirimin e kryeqytetit. Njëkohësisht për të shprehur mirënjohjen për të gjithë popullin e Tiranës për barrikadat që ngriti për pushtuesit dhe në mbështetje të luftës së partizanëve dhe partizaneve të cilët çliruan kryeqytetin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?