8 dhjetor – Sot Dita e Rinisë, të rinjtë e PD protestë në 5 institucione
Të rinjtë e Forumit Rinor të PD, do të protestojnë sot para 4 institucioneve qeveritare për tu bashkuar më pas para Kryeministrisë.
Në orën 11:00 të rinjtë nga i gjithë vendi, do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, kundër reformës në arsimin e lartë, gjithashtu një grup tjetër do të jetë para Ministrisë së Shëndetësisë, për korrupsionin dhe kontrata koncesionare të firmosura nga Ministri Ilir Beqaj.
Gjithashtu të rinjtë do të protestojnë në të njëjtën kohë para Ministrisë së Brendshme për situatën e drogës dhe para Bashkisë së Tiranës, për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e plehrave në Sharrë.
Pas Ministrive, në orën 12:00 të rinjtë do mblidhen para Kryeministrisë në tubim kundër kryeministrit Edi Rama, për t’iu drejtuar më pas Qytetit Studenti në të njëjtin intenerar që ndoqën studentët në vitin 1991.
KOHA JONË SONDAZH

