8 Dhjetori, Basha: Rinia të ngrihet për të mposhtur frikën si 26 vite më parë
Me rastin e 8 Dhjetorit, Dita Kombëtare e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur të rinjtë nga Qyteti Studenti aty ku morën hov protestat demokratike 26 vite më parë.
“Sot, pas 26 vjetësh, liria dhe demokracia mbeten ende aspirate të paplotësuara, – tha Basha. – Të bëhemi të djathtë dhe të majtë për një Shqipëri europiane. Pse edhe pas 26 vitesh jemi të fundit, pse s’jemi si sllovakët, çekët?! Çfarë shkoi keq, çfarë duhet të ndryshojmë?
Më lejoni të jap reflektimet e mia për atë që duhet të ndryshojmë. Sot nuk kemi demokraci, por autokraci, pushtet i pakufizuar në duart e njerëzve, pushtet në duart e kryeministrit.
Sot nuk ecën përpara sipërmarrësi i dnershëm, që konkuron me produkte, por ai që përcakton i plotfuqishmi i katundit, i qytetit, I kryeministrisë dhe përcakton nga zyra e tij, telefoni i tij, se cili biznes do të ecë, se ku do të shkojë taksidari dhe doganieri për të terrorizuar sipërmarrësit.
Kemi parti politike që mendojnë vetëm për pushtetin e tyre dhe jo për qytetarin. Asgjë nuk është më në duart e qytetarëve.
Frika dhe terrori që kjo kastë e inkriminuar sundon ekonomine dhe institucionet, shpirtin dhe mendjet e shqiptarëve, ky është armiku i vërtetë i shqiptarëve dhe unë jam i bindur se të rinjtë si ju nuk u ngritën kundër disa figurave, por dhanë sot më 8 dhjetor 2016, kushtrimin se rinia demokrate dhe rinia shqiptare kanë vendosur të ringrihen përsëri t’I kthejnë çdo shqiptari të drejtën që është e tyrja për të vendosur me demokraci, për të arritur lumturi, siç e mendojnë, jo siç e përcakton “njëshi” në Kryeministri.
Dua t’jua them se nga ky shesh I frymëzimit për liri dhe demokraci se liria është zgjidhja për gjendjen e tmerrshme ku ndodhet vendi, liria për të kritikuar këdo dhe thënë atë që mendoni, liria për të mos qënë servilë të kryetarit apo deputetit, liria për të qënë forca më e madhe e ndryshimit, forca e së nesërmes”- tha ai.
Basha kujtoi se çerek shekulli më parë, të rinjtë u përballëm m diktaturën më të egër, duke vrarë frikën dhe terrorin me kurajë dhe “jo me armë”.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mes qindra të rinjve ka theksuar se 8 Dhjetori 1990 duhet të shërbejë si të gjithë si një dëshmi e gjallë e kujtdo për të vrarë frikën, ashtu siç ndodhi 26 vjet më par
Duke iu referuar gjendjes aktuale në vend, ai tha se edhe sot, të rinjtë mund të marrin në duar fatin e Shqipërisë.
“Sot, pas 26 vitesh, liria dhe demokracia mbeten aspirata të paplotësuara. Pse nuk jemi zotë të fateve tona siç kanë bërë vendet e tjera evropiane. Sot, ne nuk kemi demokraci, por kemi autokraci, kemi sundimin e pushtetarit, një pushtet të pakufizuar në duar të kryeministrit dhe një grupi njerëzisht që ka zëvendësuar demokracinë me autokracinë, – u shpreh kryedemokrati. – Rama e ka kthyer shoqërinë e pavarur civile në shoqëri të kapur dhe të joshur, median e pavarur në një ushtri të kapur, me pseudoanalistë që përfaqësojnë interesat e pushtetit”.
Sipas Bashës, “kemi një Shqipëri që pasuritë e saj nuk janë për gjithë shqiptarët, por pë një grup pushtetarësh. Këtu ecën para ai që përcakton kryeministri, i plotfuqishmi, i cili përcakton nga zyra e tij se cili biznes do të ecë dhe kush do të ngecë. Kemi një politikë të kapur peng nga pushtetarët që mendojnë vetëm për pasurinë e tyre. Ne refuzojmë të jemi skllevër të një autokracie të veshur si demokraci, të një vendi ku frikën nga terrori i diktaturës, e ka zëvendësuar frika nga taksidari që të mbyll biznesin. Frika e terrori sundojnë ekonominë dhe vendin”.
Mes të tjerash, Basha bëri thirrje që “rinia demokrate dhe shqiptare kanë vendosur të ngrihen për të mposhtur frikën dhe të rifitojnë të drejtën për të jetuar në liri dhe demokraci”.
KOHA JONË SONDAZH

