8 Dhjetori, Lulzim Basha: Parlamenti të pastrohet nga krimi ose do rrëzohet
8 Dhjetori, Dita e Rinisë, ka mbledhur anëtarët e Partisë Demokratike në ambientet e Qytet Studentit, aty ku 28 vite më parë filloi edhe lëvizja studentore që solli edhe rrëzimin e diktaturës komuniste, e pluralizmin në Shqipëri. ”Në Qytet Studenti për të kujtuar dhe nderuar 8 Dhjetorin 90′, ditën kur rinia i dha grushtin diktaturës komuniste dhe i hapi rrugën Lirisë dhe Demokracisë”,-shkruan Basha në facebook, ku ka postuar videon live.
Basha është ndalur tek të gjitha zhvillimet në vend gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e organizuar për nder të Lëvizjes Studentore të 1990. Ai gjithashtu ka formuluar ultimatumin e opozitës për çlirimin e parlamentit nga krimi ose tha se në të kundërt do rrëzohet duke e përsëritur disa herë.
Kreu i PD-së, tha se kjo është dita ku ne nderojmë studentët e dhjetorit, për kurajën për të sjellë lirin politike për shqiptare, pas 45 vite sundim, nga një klikë injorante. Vlerësimet në fjalimin e tij shkuan për Azem Hajdarit, që siç thotë Basha u bë shpirti i protestës.
”Ndodhemi sot në zemër të Qytetit Studenti ku lindi demokracia. Për vite shqiptarët ishin në errësirë. Endeshin në izolim, burgosje internime vrasja pa gjyq, që kishte shndërruar qytetarët në më të paditurit e Europës. Por nga ky shesh studentët hapën dyert por edhe sot shqiptarët ndihen të zhgënjyer, të braktisur. Me qindra e mijëra studentë janë në kushte mesjetare, pa dushe me krevate marinarësh në dhoma të vogla. Me kushte të mjerueshme me mungesa totale për financimin e tyre dhe me tarifa që rriten, mbyllen biznese”, u shpreh ndër të tjera Basha.
KOHA JONË SONDAZH

