A e ka fyer Berishën në Kuvend? Rama e pranon: Nëpër dhëmbë…

Të gjitha tensionet në seancën e sotme u shkaktuan nga opozita pasi pretendonin që kryeministri Edi Rama fyeu ish-kryeministrin Sali Berisha me fjalët “Ky ka rrjedhur”.

Vetë kryeministri i vendit pranon se një gjë të tillë e ka bërë, por “nëpër dhëmbë”.

“Opozita duhet të mësohet se Kuvendi funksionon në bazë të rregullores për të cilën jemi dakordësuar dhe e kemi miratuar bashkë”. Kështu deklaroi kryeministri Rama pas ndërprerjes së seancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama ironizoi edhe LSI, duke e konsideruar motër të përbashkët të PS dhe PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi vërtet në pozitë të vështirë, nuk ja dalim dot që ta arrijmë momentin që opozita të bindet që parlamenti klub të dehurish siç ishte katër vjet nuk është. Ky parlament i dalë nhga zgjedhjet e 25 qershorit funksionon në bazë të rregullave të miratuara bashkarisht.Mbi bazën e këtyre rregullave do funksionojë do apo nuk do PD bashkë me motrën tonë të përbashkët LSI. Do apo nuk do kushdo qoftë që ca për fajin e vetë ca për fajin tonë u mësua si në mejhane të flasë si të dojë. Si i bëhet që opozita ta kuptojë këtë gjë, të mos kërkojë atë që nuk ka për ta realizuar dot, shkeljen e rregullores në emër të lirisë. Keqardhja më e thellë është se kur sheh se përdorin lirinë për tu ankuar për mungesën e saj në vend që ta përdorin për axhendën e tyre. E njëjta axhendë ishte para zgjedhjeve. Është rihapur çadra, është vënë pllaka e gramafonit të para zgjedhjeve që shqiptarët e thyen dhe e bënë copa e çika. Opozita kërkon debat dhe nuk bën debat”- theksoi Rama.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?