Administratorja dhunoi gazetarin, Berisha fajëson Ramën: Gjen strehim në shtetin e Noriegës
Pas publikimit të videos që po bën xhiron nëpër mediat kryesore, ku një grua sulmoi gazetarin e emisionit investigativ “Stop”, Genci Angjellari, reagimet kanë qenë të shumta.
Edhe ish-kreyministri Sali Berisha në një status në Facebook, akuzon kreun aktual të qeverisë, Edi Rama për këtë.
“Ky është shteti i koncesioneve të Noriegës,” e fillon statusin e tij deputeti demokrat.
“Mbetjet spitalore jane mbetjet me te rrezikshme per jeten dhe shendetin e njerezve. Asgjesimi i tyre ne impiante te veçanta sipas protokolleve rigoroze, te cilat kane ekzistuar me pare ne Shqiperi, eshte i domosdoshem. Por koncesionet e Rames kane sjelle kete katastrofe te vertet mjedisore tejet te rrezikshme per jeten e njerezve.
Kompania koncesionare e Rames, ne vend te djegies se tyre ne furra te veçanta, helmon me to ujerat e pellgut Tirane-Durres. Ajo, ne vend se te perballet me ligjin godet gazetarin investigativ, gjen strehim ne shtetin e Norieges.
Duke i shprehur gazetarit solidaritetin e plote dhe mirenjohjen per hetimin e tij te guximshem, denoncoj krimin mjedisor dhe sulmin ndaj gazetarit si nje krim te vertet shteteror! Sb,” shkruan Berisha në Facebook.
Gruaja në fjalë, e kallëzuar në polici nga gazetari është 44-vjeçarja Mirela Topulli, administratorja e një kompanie për të cilën gazetari kishte shkuar të investigonte në periferi të Tiranës.
Topulli përveçëse administratore, është edhe aksionere e firmës “Euroteam” që merret me dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve spitalore.
Sipas investigimit të “Stop” kompania e drejtuar nga “Euroteam” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor. Një investigimin tregohet sesi mbahen mbetjet e rrezikshme në kushtet e një magazine të pushtuar nga flakët.
Më pas një kamion ngarkohet me to dhe ngarkesa përfundon në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

